Sherbimet e ofruara nga Bibliotekat e qytetit te Torinos jane falas per te gjithe dhe synojne te plotesojne kerkesa nga me te ndryshmet. Ne biblioteka mund te gjeni:
- informacione te dobishme mbi qytetin dhe sherbimet qe ofron ai;
- libra dhe dokumenta qe mund te merren hua falas, botime te reja, klasike nga letërsia e te gjitha vendeve, ese, romane dhe tregime, manuale (edhe universitare), kurse per gjuhet e huaja, enciklopedi, fjalore, libra gramatike per mesimin e italishtes, cd muzikore, filma dhe dokumentare ne dvd apo videokaseta.
Per tu regjistruar ne biblioteka mjafton qe te paraqesësh nje dokument identifikimi te vlefshem ( karte identiteti, patente, pasaporte, leje qëndrimi). Persona nen 18 vjeç, per tu regjistruar ne biblioteke duhet te kene nje autorizim nga prinderit;
- gazeta dhe revista te vendit dhe te huaja;
- mundesi per te shfrytëzuar internetin. Per te përdorur internetin mjafton te paraqesësh nje dokument identiteti te vlefshem ( karte identiteti, patente, pasaporte, leje qendrimi). Qe te miturit te kene mundesi te perdorin internetin duhet te jene te autorizuar nga nje prej prindërve. Te miturit deri ne 15 vjeç mund te perdorin internetin vetem ne pranine e nje prindi ose nje te rrituri me autorizim;
- vende per te degjuar muzike me kufje ose per te pare filma dhe dokumentare;
- hapësira te posaçme per me te vegjlit ne biblioteke dhe ne web me Spazio Ragazzi te Bibliotekave torineze;
- audiolibra dhe videozmadhues;
- kurse per te mesuar italishten;
- aktivitete kulturore per te rritur e femije, konferenca, prezantime te librave dhe iniciativa te karakterit nderkulturor qe japin mundesi per perballjen e ideve dhe studimin e kulturave te ndryshme, te gjuheve dhe te traditave te botes.
Kur hyni ne biblioteka, pyesni per bibliotekarin, do te jete i kenaqur t' ju mikprese dhe t'ju prezantoje te gjithe sherbimet.
Inizio pagina